I ftuar në Top Show dhe përfaqësues i një universiteti privat në Shqipëri, Henri Çili paraqit skematikisht avantazhet e ligjit të ri për arsimin e lartë.
“Studimet e Bachellor, që fatmirësisht është ndërkombëtarizuar si emërtim, mund të vazhdohen më tej në masterin shkencor ose me masterin profesional e më pas tek studimet për doktoraturë 1 vjeçare (teorike) ose 3 vjeçare ose daljen në tregun e punës”, deklaroi Çili.
Çili vlerësoi se një ndër avantazhet kryesore të ligjit arsimor aktual është ai i ndarjes së masterave jo më në kampe por në lloje.
“Avantazh është se nuk ndahen më masterat në kampe, por në lloje”, tha më tej Çili.
Në të njëjtën linjë me zotin Çili foli edhe këshilltari i kryeministrit, Bardhyl Musai i cili saktësoi se ligji ka dalë që në 2007-ën, por ka patur disa amendime në vitin 2010.
Top Channel