Tekstilet, ndëshkohen nga doganat

27/10/2010 15:55

Volfgang Ueis, konsulent i programit të qeverisë gjermane ‘GTZ’ për zhvillimin e industrisë tekstile në Shqipëri, deklaron se tarifat doganore që kompanitë shqiptare paguajnë për import- eksportin e mallrave është një nga problemet kryesore me të cilat përballen këto kompani sot .

“Një nga problemet që ne shohim janë taksat doganore për importimin e lëndës së parë dhe eksportin. Kompanitë nuk kanë një linjë te vecantë për ta prodhuar një material nga fillimi në fund”, thotë Ueis.

Eksperti, i cili njeh industrinë tekstile shqiptare që perpara viteve 90, këshillon se prodhuesit vendas duhet te permiresojne teknolgjine  per te qene konkurues ne tregjet nderkombetare.

“Duhet te investohet ne teknologji, te shtohet llojshmeria dhe te investohet per kualifikimin e personelit nga shkalla me e ulet, deri ne nivelin e menaxhereve dhe administruesve”, tha Ueis.

Zoti Ueis ishte i pranishem sot ne konferencen e pergatitur me rastin e Javes Shqiptare te Tekstileve ku merrnin pjese perfaqesues te biznesit te tekstileve dhe modes ne Shqiperi si dhe konsulentë te qeverise gjermane, te cilet do te sjellin eksperiencen e tyre dhe do te ofrojne konsulence per prodhuesit shqiptare.

Rezultatet e këtyre takimeve do të përpunohen dhe do të prezantohen në konferencën e cila do të mbyllë edhe Javën Shqiptare të Tekstilit. Nje objektiv
strategjik është edhe ngritja e një “Task Force”, për industrinë shqiptare të veshjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA