Sot është dita e fundit që kanë në dispozicion maturantët për të bërë plotësimin e formularit A3. Madje, burime nga Ministria e Arsimit bëjnë me dije se po sot ai duhet të dorëzohet i plotësuar në drejtoritë përkatëse të shkollave të mesme.
Fill pas kësaj, nesër më datë 28 tetor formulari A3 do të dërgohet në drejtoritë arsimore rajonale ose zyrat arsimore, ku do të bëhet shqyrtimi dhe përcaktimi i fituesve për këtë raund të katërt pranimesh.
Nëse për të plotësuar formularin e preferencave maturantët kishin në dispozicion dy javë kohë, për të plotësuar formularin A3 Ministria e Arsimit ka lënë afat vetëm 6 ditë.
Formulari u bë publik më datë 21 tetor në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, ndërsa në drejtoritë përkatëse të shkollave të mesme ai është dërguar një ditë më pas, më 22 tetor.
Top Channel