Një ditë pas transmetimit të emisionit “Exclusive” me temë “Pronat e krimit”, një ndër të intervistuarit Hekuran Vladi, në postin e drejtuesit të Agjencisë për Pronat e Sekuestruara dhe Konfiskuara, është shkarkuar nga detyra pa asnjë motivacion.
“Ditën e hënë në mëngjes ka ardhur urdhëri i ministrit i futur në një zarf pa argumenta. Ndoshta duhet pyetur ministri për këtë gjë. Unë nuk kam patur asnjë komunikim zyrtar, mund ta komentoj me keqardhje këtë ngjarje, pasi më është dukur si një lëvizje në bursë, bli shtrenjte e shit lirë, si një bursë postesh”, tha Vladi.
Zoti Vladi i cili eshte nje nder personat e pakte, qe foli publikisht per funksionimin e Agjencisë, si dhe per mjaft fakte te reja qe lidhen me pronat e krimit te organizuar dhe terrorizmit e lidh kete shkarkim me fobine institucionale per transparence.
“Une ju pergezoj per ate emision edhe per korrektesen dhe per permbajtjen e tij. Une i kam thene edhe nje kolegut tuaj mbreme ne telefon se me vjen keq qe ish-profesori im dhe ministri ka fobi nga transparenca , ju e dini rastin e nepunesit qe kur donin ta filmonin kamerat ai hyri ne tualet dhe po ashtu dini edhe rastin tim”, tha Vladi.
Per kete shkarkim te befte, qe ka ndodhur ne kundershtim te plote me Kodin e Punes zoti Vladi pohoi se do te vere agjencitë nderkombetare te cilat asistojne ne funksionimin e Agjencisë Shqiptare te Pronave te Sekuestruara dhe Konfiskuara, qe eshte ne varesi te Ministrise se Financave.
“Nuk jam krenar per minisrin tim te Financave, i cili pas hyrjes ne fuqi te ligjit Antimafia propozimet tona se si te aplikohej ky ligj kane tete muaj qe enden korridoreve”, tha Vladi.
Top Channel