Sarandë, “përpihen” mbi 1 mijë pasaporta biometrike

27/10/2010 08:15

Në qytetin e Sarandës janë tërhequr mbi 1 mijë pasaporta biometrike kohët e fundit. “Stoku” i dokumenteve të bëra gati qëndronte për muaj me radhë, pa u tërhequr nga qytetarët që aplikuan për të marrë pasaportën e re.

Pritej që ardhja e emigrantëve me pushimet e tyre verore të sillte edhe fluks, por as në muajin gusht nuk ndodhi kështu. Madje 6500 pasaportat e patërhequra u shtuan edhe me 500 të tjera.

Punonjësi i firmës ALEAT, i ngarkuar me shpërndarjen e pasaportave të gatshme ndërkombëtare në Komisariatin e Policisë së Sarandës, konfirmoi se ka një shtim të dukshëm të qytetarëve për t’i tërhequr ato.

Sipas tij, stoku prej 6500 pasaportash të patërhequra me muaj, është pakësuar me të paktën njëmijë copë. Çdo ditë janë mesatarisht 100 vetë, që i drejtohen këtij sporteli për të bërë tërheqjen e pasaportës së re biometrike, pa të cilën nuk mundësohet lëvizja pa viza në zonën “Shengen”.

Megjithëse numri i aplikimeve ka shënuar muajin e fundit një ritëm më të lartë, është e dukshme se stoku nuk është më një dukuri që përsëritet. Kjo, falë edhe informimit të publikut, për atë se kushti i parë i qarkullimit të lirë në zonën “Shengen” është pajisja me pasaportë biometrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA