Në Ditën kombëtare të Austrisë, ambasada e këtij shteti në Shqipëri organizoi një pritje ku morën pjesë mes të tjerësh politikanë shqiptarë, pjesëtare të trupit diplomatik e klerit, si dhe artistë e biznesmenë vendas qe bashkëpunojnë me ata austriakë.
Fjalen e hapjes, shkelqesia e tij Florian Raunig ia dedikoi ne shqip pikerisht marredhenieve Shqiperi-Austri.
“Kam dëshirë të flas për marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve tona. Kemi marrëdhënie shumë të ngushta, vizita të përbashkëta, investime dhe shkëmbime të shumta”, tha ambasadori.
26 tetori eshte feste kombetare e Austrise, e cila feston ne kete date diten kur ky shtet firmosi Deklaraten e Neutralitetit ne 1955-en. Nje akt ky i Kushtetutes se parlamentit austriak, qe vendosi neutralitetin e vazhdueshem te Austrise ne lidhje me debatet nderkombetare.
Top Channel