Pranga dy tregtarëve të Medresesë

27/10/2010 14:25

Policia e Tiranes ka arrestuar sërish dy nga tregtarët e medresesë, nën akuzën e kontrabandës së mallrave.

Në kuader te operacionit ‘Prespa 2’, u arrestuan tregtaret, Artur Malushi, 43 vjec dhe Festim Bala, 23 vjec. Sipas policise dy shtetasit kalonin mallra kondrabande nga Maqedonia dhe Greqia, per ne qytetin e Korces me destinacion tregun e Medresese me shumice. Ne cilesine e proves materiale iu bllokuan nje sasi e konsiderueshme qe kap vleren prej 300  mije euro. Hetimi ka qene i perbashket me policine e Korces, e cila ka arrestuar, nje person dhe shpalli ne kerkim dy te tjere.

Ai eshte kapur ne kushtet e flagrances kur ne banesen e tij ishin te depozituara mallra te shumta te cilat ishin futur kontrabande nga kufiri maqedonas ne zonen e Prespes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA