Korrupsioni, ekspertët: S’ka përmirësim

27/10/2010 19:55

Ngjitja e Shqipërisë me tetë vende në renditjen e Transparency International nuk do të thotë se korrpusioni në vend është ulur.

Eduart Zaloshnja, një njohës i mirë i këtij treguesi, shpjegon arsyet se pse.

“Lëvizja jonë nga vjet në sivjet është vetëm me 0.1 përqindje, ndërkohë që marzhi i gabimit është 0.5 për qind, pra në këtë sens nuk ka kuptim të bëjmë dallimin mes vitit të kaluar dhe këtij viti. Statistikisht nuk kemi ndryshuar krahasuar me një vit më parë”, ka deklaruar Zaloshnja.

Zaloshnja thotë se Shqipëria e ka përmirësuar vendin e saj në renditje falë përkeqësimit të disa vendeve të tjera dhe jo për shkak të rënies së korrupsionit në vend.

“Kemi disa 5-6 vende që kanë rënë me 0.1 pikë, ndërkohë që ne i kemi shtuar. Ndryshimi do të ishte nëse nga 3.3% do të shkonim në 3.8%. Kështu do të mund të thoshim se kemi ecur përpara”, ka nënvizuar Zaloshnja.

Transparency International e rendit Shqipërinë në vendin e 87 për luftën kundër korrupsionit, duke lënë pas në rajon vetëm Bosnjen dhe Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA