Kontrabanda, në pranga një person
27/10/2010 10:00
Një person është arrestuar nga policia e Korcës, pasi akuzohet për kontrabandë.
Në një operacion të koduar “Konfeksionet”, blutë kanë prangosur Mërgim Perollin dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit M. A dhe M.S.
Këta tre persona në bashkëpunim fusnin në mënyrë të paligjshme mallra kontrabandë dhe më pas i shpërndanin për shitje. Vlera e mallit me origjinë kineze kapte shifrën e 3 milionë lekëve të reja.
Top Channel