Familjarët e Xhindit, në grevë urie

27/10/2010 19:45

Vëllai i deputetit Fatmir Xhindi shikon ngjashmëri të mëdha mes vrasjes së deputetit socialist dhe kryekomunarit të Tërthores në Kukës.

Ai ngushëlloi të afërmit e Remzi Veselit dhe ka akuzuar strukturat shtetërore që nuk kanë bërë asgjë për gjetjen e autorit të vrasjes së vëllait të tij.

Ndërsa ka deklaruar se familja e tij do hyjë në grevë urie nëse kjo cështje zvarritet.

“Ne kemi folur me instancat e shtetit dhe s’kemi marrë asnjë përgjigje. Nuk e dimë se deri ku do të arrijë kjo. Ne jemi gati të hyjmë në grevë. Këto janë vrasje politike. Janë strukturat e shtetit që bëjnë vrasjet në të njëjtën formë dhe në të njëjtën skemë. Na vjen keq që edhe familjes Veseli do t’i thuhet se autorët nuk u gjetën”, ka deklaruar Ilir Xhindi.

Fatmir Xhindi u qëllua për vdekje më 2 maj të vitit 2009, përballë banesës së tij, teksa po hapte derën. Autorët u zhdukën në errësirë dhe ende nuk janë zbuluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA