Ditët e fundit punonjës të ndërmarrjes komunale kanë nisur të presin palmat që hijeshonin ato pak mjedise të gjelbërta të qytetit bregdetar të Durrësit.
Shqetesimit te qytetareve per kete veprim, i jane pergjigjur specialistet te cilet e kane vleresuar si te domosdoshme prerjen e palmave te cilat u thane per shkak te parazitit qe i ka prekur. Specialistet vleresojne se prerja e tyre synon te mbroje palmat dhe druret e tjere dekorative.
Prerja eshte inspektuar dhe nga kryetari i bashkise se Durresit, i cili deklaroi se se shpejti pas dizinfektimit do te nise mbjellja e palmave te reja.
Gjate kesaj periudhe janë kryer trajtime kimike të të gjitha palmave me helme me një procedurë të përsëritur çdo 15-30 ditë te cilat kane bërë të mundur mos përhapjen e parazitit qe njihet me emrin ‘hundegjati i palmave’ dhe qe ka demtuar 25 palma Fenix per blerjen e te cilave qe shpenzuar nje fond i konsiderueshem parash.
Top Channel