Boboshticë, kërkohet prishja e piedestalit

27/10/2010 15:55

Ngritja e Memorialit të Ushtarëve Greke dhe hedhja e betonit mbi varrezat e vjetra të Boboshticës është bërë mbi një territor ku ka patur eshtra më parë.

Ky konfirmim ka ardhur nga ana e komunes se Drenoves ne varesi te se ciles ndodhet fshati Boboshtice. Nenkryetari i kesaj komune Panajot Mihallari ka bere te ditur se varreza eshte inspektuar nga nje grup pune dhe ndertimi eshte kryer pa lejen e komunes per faktin se ndodhet ne brendesi te territorit te kishes. Ai deklaron se eshte kerkuar prishja e betonit.

Betonimi i varrezes ka ndodhur me pelqimin e klerikeve pasi varreza eshte ne pronesi te kishes dhe ndodhet ne brendesi te manastirit te Shen Merise. Komuna deklaron se per shkak te pronesise qe ka kisha nuk mund te nderhyje per prishjen e objektit por kjo iu eshte kerkuar perfaqesuesve te kishes dhe punëtoreve te saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA