Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kreut të opozitës Edi Rama që të pranojë heqjen e imuniteteve, si një akt përgjegjësie ndaj qytetarit të thjeshtë dhe në emër të parimit themelor, për barazi ndaj ligjit.
“Të heqim imunitetet dhe të dëshmojmë se e ndjejmë veten të barabartë me qytetarët, kur vjen puna te fondet publike”, tha Berisha.
Kryeministri theksoi se me rëndësi është votimi në parlament edhe ligji për financimin e Partivë Politike.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha theksoi se Shqipëria ka shënuar progres në luftën ndaj korrupsionit, dhe sipas tij këtë e tregoi edhe ngjitja me 8 vende në renditjen e “TI”.
“Progresi erdhi në sajë të reformave, të cilat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, tha Berisha.
Top Channel