Arsimi i lartë, Musai: Jo më elitarë

27/10/2010 23:30

Arsimi i lartë dhe transformimi i tij në vitet e fundit mblodhi në panelin e Top Show në Top Channel specialistë dhe përfaqësues të strukturave përkatëse për të diskutuar mbi procesin në të cilin është zhvilluar ky arsim.

Për këshilltarin e kryeministrit zotin Bardhyl Musai arsimi i lartë, jo vetëm në Shqipëri, është në transformim nga elitar në masiv dhe qeveria sipas tij iu përgjigj kërkesës së rinisë për arsimim.

“Kërkesa e rinisë është bërë masive. Universitetet nuk janë elitare por masive dhe qeveria iu përgjigj kësaj kërkese, prandaj pati një reagim të menjëhershëm të qeverisë”, deklaroi Musai.

Zoti Musai tha më tej se masivizmi ishte faza e parë e këtij procesi dhe se qeveria në këtë mandat është përqendruar në rrije e cilësisë për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut.

“Në këtë mandat qeveria ka vënë theksin tek cilësia që të jetë sa më afër përgjigjes së kërkesave që ka tregu”, tha më tej Musai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA