“Fiks Fare” denoncon tregtarët

27/10/2010 20:15

Mashtrimi i konsumatorëve në Shqipëri vazhdon në shumë mënyra. Përvec rritjes së cmimeve nga tregtarët, konsumatorët detyrohen të paguajnë edhe më shumë në mënyrë ilegale.

Një investigim i emisionit “Fiks Fare” tregon se vaji ushqimor shitet në treg nën sasinë e deklaruar në etiketa.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë nuk pranoi që të bënte matjen e sasisë së vajit të blerë nga “Fiks Fare”.

Ndërkohë që gazetarët matën vetë me një enë të taruar sasinë e vajit që tregtohet në supermarkete, duke zbuluar edhe mashtrimin që bëhet nga tregtarët.

Në shishet e vajit rezultoi se sasia ishte nga 200 deri në 400 mililitra më pak se ajo që tregohet në etiketë dhe për të cilën ne paguajmë kur e blejmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA