Topi: Drejtësia të shkëputet nga politika

26/10/2010 11:05

Presidenti i Republikës Bamir Topi kërkon nga drejtësia që të veprojë e pavarur nga politika dhe të zbatojë pa frikë ligjin.

Kreu i vendit duke folur nga Akademia e Shkencave, ku ndodhej për një takim, konstatoi se pushtetarët po akuzojnë njëri-tjetrin dhe kërkoi që beteja e tyre të zhvillohet në institucione specifike.

Presidenti theksoi se ambienti mbetet shumë i ngarkuar, ndërsa shtoi se drejtësia ka në dorë materiale për të bërë punën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA