Shqipëria, 0.1 përqind më pak korrupsion

26/10/2010 15:20

Sondazhi i vitit 2010 te “Transparency International” e ka renditur Shqiperine ne vendin e 87-të, me një rritje prej 0.1 % ne krahasim me një vit me pare, ku renditej e 95-ta. (UPDATE)

Perfaqesuesit e kane saktesuar se ne rajonin e Europes Juglindore, Shqiperia ka lene pas vetem Bosnje Hercegovinen dhe Kosoven.

Ky vleresim eshte bere nga gjashte burime te pavarura, ku vleresimi minimal eshte dhene nga  “The Economist” qe e ka vleresuar Shqiperine me 2.6 dhe maksimali nga “World Economy” me 4.1.

Ne sondazh thuhet se reformimi i gjyqesorit perben nje sfide per qeverine dhe politiken pasi eshte e domosdoshme dalja nga apatia e mosndeshkimit te rasteve korruptive. Ne deklarate theksohet se beteja anti korrupsion mbetet një sfidë për qeverinë, parlamentin, gjyqësorin, agjensitë e zbatimit të ligjit, median e pavarur dhe shoqërinë civile – në rrugën e integrimit drejt Bashkimin Europian..

Danimarka, Zelanda e Re dhe Danimarka jane vleresuar ne kete sondazh me  9.3 pikë, nderkohe qe vleresimi maksimal eshte 10 pike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA