SHBA, publikohen dosjet e pedofilisë klerike

26/10/2010 00:20

Bëhen publike dokumentat që flasin për abuzimet seksuale në dioqezën e San Diegos në Kaliforni.

10 mijë faqe janë publikuar nga avokatët e 150 personave të dyshuar si viktima të pedoflisë së klerikëve në këtë dioqezë.

Dokumentat flasin për 48 priftërinj, njëri prej të cilëve ndodhej nën hetim, por që në mënyrë misterioze ka arritur të largohet nga Shtetet e Bashkuara.

Në dokumentet e publikuara në mediat amerikane thuhet gjithashtu se Vatikani kishte dijeni, por për të mbuluar skandalet e abuzimeve seksuale transferonte priftërinjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA