Sarko, popullariteti në rënie

26/10/2010 09:30

Kriza aktuale, skandali politik që shoqeroi dëbimin e romëve, skandali i financimeve L’Oreal kanë ndikuar në rrënimin e popullaritetit të presidentit Nikolas Sarkozi në opinionin francez.

Edhe pse në politikën ndërkombëtare ai shikohet si një politikan i fortë, brenda në Francë ai ka një realitet gjithnjë e më të vështirë.

Grevat, protestat në rrugë, mungesa e karburantit, duket se i kanë hapur telashe kreut francez, i cili dikur konsiderohej si superpresidenti, sepse premtoi politikë efikase.

Analistët thonë se në javët në vazhdim sondazhet mund të jenë më keq për Sarkozinë dhe mund ta klasifikojnë atë si një ndër presidentët më të këqinj në Francë.

Top Channel