Peru, sulmohet miniera e arit

26/10/2010 02:05

Dhjetra persona të armatosur morën nën kontrol një minierë ari në jug të Perusë duke vrarë edhe 4 minatorë të cilët ndodheshin në orar pune.

Sipas mediave ndërkombëtare sulmi ka ndodhur pasditen e së shtunës në rajonin e Punos në jug-lindje të vendit amerikano-jugor.

Sipas të njëjtave burime ende nuk dihet numri i saktë i personave të armatosur që mendohet se kanë vënë nën zotërim një sasi të konsiderueshme ari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA