Meksikë, 13 të vdekur në një qendër rehabilitimi

26/10/2010 03:45

13 vetë kanë gjetur vdekjen në një qendër rehabilitimi në Tijuana të Meksikës.

Autoritetet njoftojnë se një grup i armatosur hyri forcërisht në qendrën e rehabilitimit duke qëlluar me armë. Nga të shtënat 13 persona nga 19 deri në 56 vjeç gjetën vdekjen.

Sulmi ka ndodhur një ditë pas atij në Kuidad Huarez ku persona të armatosur u futën në një lokal nate duke vrarë 14 persona.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA