Indonezi, tërmeti godet Sumatran

26/10/2010 01:50

Lëkundje të forta sizmike u regjistruan në brigjet perëndimore të ishullit Sumatra në Indonezi.

Sipas institutit amerikan të sizmiologjisë tërmeti ka qënë me magnitudë 7.5 ballë dhe me epiqendër në thellësinë e 14 kilometrave.

Fillimisht autoritetet indoneziane, sipas BBC-së, dhanë alarmin për tsunami, alarm ky që u tërhoq disa minuta më vonë pas verifikimeve të kryera nga meteorologët.

Nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA