Francë, studentët u bashkohen protestave

26/10/2010 08:20

Studentët francezë do të mbajnë ditën e sotme protesta për të përkrahur kundërshtitë ndaj reformës qeveritare për pensionet.

Pjesëmarrja në këtë protestë do të jetë një test “lakmie”, pasi tre nga 12 rafineritë e naftës votuan dje për t’i dhënë fund grevës.

Pritet që protestat të vazhdojnë gjatë gjithë javës. Parlamenti pritet të zhvillojë votimin përfundimtar të mërkurën, ndërkohë që për të enjten është organizuar një tjetër grevë në nivel kombëtar.

Votimi në Parlament pritet të fusë në fuqi ligjin që rrit moshën e daljes në pension nga 60 në 62 vjec.

Pritet që studentët të luajnë një rol të rëndësishëm në këto manifestimeve, të cilat do të shtrihen në të gjithë vendin.

Top Channel