
Varrezat e vjetra të fshatit Boboshticë janë betonuar për të ngritur nje piedestal për ushtarët greke të rënë në luftën italo-greke.
Ne varrezat e vjetra mbi 200-vjecare te fshatit eshte bere betonimi i nje segmenti deri ne afersi te nje kryqi te vendosur 15 vjet me pare per te perkujtuar nje ushtar grek qe ka rene gjate luftes.
Edhe pse eshtrat e ushtarit grek nuk ndodhen me ne territorin e varrezave eshte bere betonimi per te mbajtur homazhe. Banoret shprehen te shqetesuar per demtim te varreve te te pareve nga hedhja e betonit. Sipas tyre nderhyrja eshte bere nga ana e Omonia-s per te qene gati per ceremonite dhe homazhet ne perkujtim te ushtareve greke.
Gjithcka ka ndodhur ne prag te festes kombtare greke te clirimit. Sipas banoreve pjesa e betonuar eshte hedhur mbi varreza dhe pas kontestimeve ka nisur prishja por eshte lene ne mes.
Nga ana e Omonia-s pretendohet se investimi eshte bere nga ana e konsullates greke. Sipas deklarimeve te kreut te Omonia-s Naum Disho hedhja e betonit eshte bere ne pjesen e rruges ndarese mes dy parcelave ne nje vend ku nuk ka patur eshtra. Per kete eshte marre vetem akordi i kishes ne territorin e se ciles ndodhen varrezat e vjetra te fshatit, nderkohe qe ndertimi eshte bere pa lejen e komunes.
Top Channel