" /> ">

Balla: Korrupsioni ende i lartë

26/10/2010 16:00

Opozita ka reaguar pas publikimit të sondazhit të vitit 2010 të “Transparency International”.

“Është absurde që në këtë situatë të trumpetohet si arritje – përmirësimi me 0.1 pikë i perceptimit të korrupsionit në vend, ndërkohë që ky rezultat është gjithsesi më i ulët se dy vite më parë. Në një studim ku marzhi i gabimit sipas vetë organizatorëve është 5% kjo rrahje gjoksi për 0.1 pikë përmirësim përbën thjesht një koment të hidhur mbi derexhenë ku është katandisur lufta ndaj korrupsionit në këtë vend”, u shpreh deputeti socialist Taulant Balla.

Top Channel