Afganistani, SHBA: Të shqetësuar për ndihmën iraniane

26/10/2010 03:10

Shtëpia e Bardhë me anë të zëdhënësit të saj ka dhënë reagimin e parë zyrtar në lidhje me ndihmën financiare iraniane kundrejt Afganistanit, ndihmë kjo që u pranua publikisht edhe nga presidenti Hamid Karzai.

“Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar kanë arsye të forta të ndjehen të shqetësuar për bujarinë e treguar nga Irani përkundrejt Afganistanit”, tha për mediat amerikane zëdhënësi, Bill Burton.

Burton vlerësoi se në veçanti shqetësojnë tentativat e Teheranit për të luajtur një rol negativ në stabilitetin dhe zhvillimin e Afganistanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA