Zogaj: Largimi i Kadaresë, prelud i ndryshimeve

25/10/2010 14:50

Prec Zogaj përkujtoi në emër të opozitës largimin e Ismail Kadaresë nga Shqipëria 20 vjet më parë. Në tetor të ’90-ës, Ismail Kadare përfitoi nga një vizitë në Francë, për të kërkuar atje azil politik dhe për të mos u kthyer më në Tiranë, deri në ndryshimin e sistemit.

Nëpërmjet një letre dërguar Ramiz Alisë, Kadare u shpreh atëhere se distancohej nga një rregjim që nuk përfaqësonte interesat e popullit.

Ky veprim, sipas zotit Zogaj, ishte preludi i ndryshimeve politike në Shqipëri. Duke përkujtuar këtë veprim, zoti Zogaj u kërkoi institucioneve shtetërore që të mos kalojnë në harresë ngjarje të tilla historike për vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA