Spanjollët, kundër rikandidimit të Zapatero

25/10/2010 19:00

65 për qind e spanjollëve nuk janë në favor të rikandidimit të kryeministrit Zapatero në zgjedhjet politike të marsit të 2012-ës.

Kështu thotë një sondazh i publikuar nga gazeta “El Mundo”, sipas të cilit në radhët e socialistëve 54% janë kundër rikandidimit dhe 40% pro.

Sondazhi në fjalë publikohet në një moment kur mbështetja ndaj partisë së drejtuar nga Zapatero, PSOE, ndodhet në minimumin historik.

Ndërkohë, një sondazh tjetër tregon se janë 33.8 për qind kundër 46.4% mbështetësit për Partinë Popullore të Mariano Rajoy, e cila mund të marrë mazhorancën absolute.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA