Shkodër, 3 në pranga për prostitucion

25/10/2010 20:55

Policia e qytetit të Shkodrës ka zhvilluar sot një operacion kundër shfrytëzimit të prostitucionit, që është mbyllur me arrestimin e tre personave.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave uniformat blu kanë bastisur ambjentet e hotelit “California”, ku vajza të reja shfrytëzoheshin për prostitucion.

Sipas burimeve, operacioni i organizuar, i cili mbante emrin e hotelit, coi në pranga shtetasin B. Gjoka, Edmonda Guraj dhe Virgjini Cafi, e cila u jepte dy të parëve ambjentet e hotelit të saj për të shfrytëzuar prostitucionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA