Rusi, zbulohet jetimorja e tmerrit

25/10/2010 21:35

Në rajonin e Vladimirit, rreth 200 kilometra larg Moskës, është zbuluar një jetimore murgeshash ku fëmijët u nënshtroheshin keqtrajtimeve dhe ndëshkimeve mizore.

Ngjarja në fjalë ka shkaktuar një indinjatë të madhe në Rusi, ku fenomene të tilla janë një plagë e shoqërisë.

Sipas agjencive ruse, fëmijët ndëshkoheshin me 70 goditje me shkop, orare pune të tejzgjatura dhe 16 ditë vetëm me bukë dhe ujë për ushqim.

Zbulimi është bërë përmes tre vajzave adoleshente që janë arratisur nga jetimorja. Nga ana e tyre, murgeshat nuk i kanë pranuar akuzat, por qëndra është mbyllur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA