Protesta kundër plehrave

25/10/2010 15:25

Debati për importin e plehrave duket se do të marrë të tjera përmasa, duke dalë jashtë kornizave të polemikave, në protesta në rruge.

Ambientalistet kane kerkuar serish me force qe te ndalet importi i mbetjeve nga jashte, duke paralajmeruar fillimin e nje fushate protestash nese ky vendim nuk ngrin per nje periudhe te pacaktuar kohe. Lavdosh Ferruni ka sqaruar se sipas Listes se Gjelbert dhe Konventes se Bazelit ne Shqiperi lejohet importi i pjeseve te termocentraleve berthamore qe kane ne perberje elemente te rrezikshem.

“Kërkojmë nga qeveria që të anulojë këtë vendim, të menaxhohen mbetjet vendase, ose vendimi të pezullohet deri në një kohë tjetër. Nëse kjo nuk do të realizohet e vetmja rrugë që na mbetet është të reagojmë nëpërmjet protestave”, tha Ferruni.

Sipas kesaj Liste te Gjelbert ne Shqiperi lejohet importi i disa lendeve qe aktualisht nuk riciklohen ne vend. Por ajo cka e ben edhe me dyshuese per ambientalistet importin e mbetjeve nga jashte eshte kontrolli i tyre.

“Lëndë të rrezikshme në Konventën e Bazelit janë mbetjet nga industria e energjisë bërthamore, sidomos është fjala për centrale që u ka kaluar koha, si dhe mbetjtet nga industria e naftës, industria e përpunimit të metaleve me ngjyra”, tha Ferruni.

Aktualisht ne vend numerohen rrreth 60 shoqeri riciklimi, pjesa me e madhe e te cilave merret me metalet. Ne vendin fqinj, ne Itali, banoret e disa komunave te Napolit jane duke u perleshur me forcat e rendit per te parandaluar krijimin e nje vendgrumbullimi mbeturinash. Napoli konsiderohet si trekendeshi i vdekjes ne Itali, pasi toka, uji dhe ajri per shkak te depozitimit te mbeturinave permbajne elemente kancoregjene.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA