Platini, sërish “jo” teknologjisë

25/10/2010 18:10

Michel Platini ka theksuar pozicionin e tij kundër përdorimit të teknologjisë së aplikuar në futboll.

“Në këtë mënyrë futbolli do të bëhej si ‘playstation’ dhe nuk do ishte një gjë pozitive”, është shprehur presidenti i UEFA-s.

“Por jo për këtë arbitri dhe bashkëpunëtorët e tij nuk duhet të ndihmohen. Për këtë arsye kemi futur dy gjyqtarë linje edhe në Champions League. Sa më shumë sy, aq më pak mundësi ka të shkaktohen incidente”, theksoi Platini.

Top Channel