Martesa e Edi Ramës në “film”

25/10/2010 15:00

Pas fotografive të dasmës më të përfolur të këtyre kohëve, atë të kryesocialistit Rama dhe Znj. Basha, organizatorët e ceremonisë martesore kanë vënë në dispozicion për mediat edhe pamje filmike të disa prej momenteve të festes.

Ashtu sikurse ishte bere e ditur, ceremonia eshte zhvilluar ne dy ambientet te nje lokali ne periferi te Tiranes. Nga ambienti i jashtem cifti Rama ka hyre ne ate te brendshim, ku ishte shtruar nje tapet i kuq, mes duartrokitjeve te te ftuarve. Pas fjalimit te hapur nga kineastja Liri Begeja, mike e ngushte e Z. Rama, ajo u ka vendosur ne gisht unazat ciftit. Me pas, mesohet se i ka kerkuar leje bashkeshortes se kryesocialistit qe ta puthe, duke shtuar se e konsideron si birin e saj.

Por puthja qe ka terhequr me shume vemendjen, ka qene e ajo e vete ciftit. Pamjet e saj nuk jane vene ne dispozicion, por fotoja po. Sipas statistikave te faqes zyrtare te Top Channel, ku eshte publikuar ajo se bashku me afro 30 te tjera, fotoja e puthjes rezulton te jete klikuar 42000 here vetem ne 16 ore. Totali ne kete faqe te te gjitha fotove ka kapur shifren rekord prej 680.000 klikimesh, duke u klasifikuar si fotoja më e klikuar e të gjithë historisë së website www.top-channel.tv.

Le te kthehemi tek pamjet filmike. Pas perqafimit me femijet, cifti mesohet se eshte kujdesur qe te trokase gotat me thuajse te gjithe te pranishmit. Me presidentin Topi dhe bashkeshorten e tij, artiste, te njohur e te panjohur, kolege, por edhe politikane me te cilet kohet e fundit Z. Rama nuk eshte ne marredheniet me te shkelqyera.

Rasti i Z. Tavo, i cili ishte i pranishem ne feste, mesa duket duke lene menjane, te pakten per rastin ne fjale, afatin e 29 tetorit. Ne foto duken edhe Z. Kastriot Islami dhe Andis Harasani, ish-pjesetare te Levizjes per Mendim Ndryshe. Mungon ketu Ben Blushi, ftesen per te cilin Z. Rama e kishte bere te ditur ne emsionin ‘Top Story’.

Nikolle Lesi, dikur aleat i PS sot zvminister i Qeverise Berisha eshte paraqitur ne fetse me nje tufe trendafilash te kuq, dhe ne mes te tyre nje blu. Tashethemet thone se Rama i ka thene se “trendafilat e kuq e paskan mbytur blune”, ndersa Lesi i eshte pergjigjur, se mjafton nje blu per te mbajtur socialistet 8 vjet në opozite. Duke mbetur tek lulet, te tilla i ka derguar edhe Z. Berisha me znj e tij, te shoqeruara me nje pusulle me urime. Por edhe Z. Meta ka patur te njejten ide.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA