Liberalizimi i vizave, Basha takim me të rinjtë

25/10/2010 15:35

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka deklaruar se të rinjtë shqiptare duhet ta përdorin maksimalisht hapësirën shengen, si e ardhmja e tyre.

Basha ka sqaruar me detaje teknike të rinjte e gjimnazit ‘Aleks Buda’ ne Laprake, ku sqaroi se thelbesore mbetet qendrimi jo me shume se 90 dite ne 180 dite. Basha ka kerkuar nga gjimnazistet pergjigjesi te plote, gjate levizjes ne vendet e BE-se.

“Dua t’ju bëj thirrje që ta përdorni maksimalisht këtë hapësirë të zgjeruar të lirisë, me gjithë përgjegjësine që karakterizon brezin tuaj, sepse kjo do t’i vlejë më së miri të ardhmes suaj”, tha Basha.

Ministri Basha sqaroi per te rinjte se, per te levizur ne hapesirën Shengen nuk ka asnje kufizim financiar, por kerkoi qe te bashkëpunojne me autoritetet policore kufitare te cdo vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA