Leskaj: Shkollat, të pasigurta

25/10/2010 20:05

Kryetarja e komisionit të edukimit, Valentina Leskaj ka sjelle në vëmendje rritjen e sigurisë së shkollave në vend, duke cilësuar si shumë të rëndësishëm një takim me ministin e Arsimit në komision.

“Ajo që mua më shqetëson është fakti se gjëndja e sigurisë në shkolla është shumë shqetësuese përsa kohë ka nxënës që shkojnë me armë, thika, etj. Është një situatë e patolerueshme, të cilës qeveria duhet t’i japë zgjidhje me masa konkrete”, ka deklaruar Leskaj.

Kjo kërkesë e deputetes së Partisë Socialiste vjen disa ditë pas incidentit të shënuar në Kamëz, ku një i ri, banor i zonës, qëlloi me breshëri automatiku brenda mureve të shkollës së mesme profesionale dhe një nxënës u arrestua pasi mbante armë në mësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA