Karzai: Morëm financime nga Irani

25/10/2010 15:35

Presidenti afgan Hamid Karzai ka bërë të ditur se zyra e tij ka marrë para në formë kesh nga Irani, por ai insiston se ky financim ishte pjesë e një procesi transparent.

Karzai i është përgjigjur kështu një lajmi të publikuar në “New York Times”, se Teherani i ka kaluar ndihmësve të presidentit thasë të mbushur me para.

Paratë në fjalë do të shërbenin për të promovuar interesat e Iranit në Kabul, bën të ditur lajmi i gazetës prestigjoze amerikane.

Gjithësesi, Karzai ka deklaruar se paratë në fjalë nuk kishin qëllime individuale, por synonin ta ndihmonin atë për të drejtuar zyrën e presidencës.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Karzai ka saktësuar se shumë vende i kanë dhënë para Afganistanit në këtë mënyrë, përfshirë këtu SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA