Haiti, nën kontroll situata e kolerës

25/10/2010 12:00

Pas disa qindra vdekjesh nga epidemia e kolerës autoritetet shëndetësore haitiane deklaruan se kanë vendosur nën kontroll situaten.  

Organizatat humanitare në Haiti po bëjnë përpjekje për të mos lejuar përhapjen e kolerës në vend. Një zyrtare nga organizata ‘Save dhe Children’ tha për BBC-në se ritmet e përhapjes së sëmundjes po bien.

Edhe haitianët po reagojnë pozitivisht ndaj këshillave për të përdorur ujë të pastër dhe për të bërë kujdes me higjienën personale.

“Është inkurajuese në këtë situatë të tmerrshëm që pesë rastet në Porte-au-Prince u kapën shumë shpejt dhe u izoluan menjëherë. Nuk kemi parë ndonjë rast tjetër,” thonë zyrtarët.
Ndërkohë një korrespondente e BBC në Haiti thotë se një pjesë e popullsisë ende përdor ujin e një lumi që mendohet se është burimi i përhapjes së sëmundjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA