Guantanamo, terroristi kanadez pranon fajin

25/10/2010 15:40

Omar Khadr, një i burgosur në burgun famëkeq të Guantanamos, është vetëshpallur fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij për terrorizëm.

Khadr ka pranuar pesë akuzat, përfshirë këtu atë për vrasje, në kuadër të një marrëveshjeje me autoritetet ushtarake amerikane.

24 vjecari i lindur në Kanada, i cili mund të përballej me burgim të përjetshëm nëse dënohej, ishte arrestuar në Afganistan, në vitin 2002, në moshën 15 vjecare.

Autoritetet do të mbajnë tani një seancë të posacme për dënimin, përpara një jurie të përbërë nga oficerë ushtarakë.

Avokatët e Khadr kanë insistuar në të kaluarën se ishte familja e tij që e kishte detyruar atë të hynte në luftë që kur ishte fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA