Greqi, humb jetën në punë emigranti shqiptar

25/10/2010 19:15

Një emigrant shqiptar ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në Greqi, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në ambjentet e punës.

Sipas informacioneve të fundit, 40 vjecari shqiptar ka humbur jetën teksa po restauronte një shtëpi në qytezën e Edesës, 80 kilometra në perëndim të Selanikut.

Gjatë punimeve është shembur një prej mureve të ndërtesës, e cila ka zënë poshtë dy shqiptarët dhe dy banorë të shtëpisë.

Emigranti tjetër dhe dy banorët, të cilët po punonin gjithashtu për restaurimin, janë dërguar për mjekim në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA