Francë, rafineritë dalin nga greva

25/10/2010 18:30

200 pikat e furnizimit me karburant në Francë janë “pastruar” nga grevistët që protestojnë kundër reformës së pensioneve të qeverisë.

Lajmin e bën të ditur një agjenci lokale, sipas të cilës punëtorët e tre nga 12 rafinerive të Francës votuan për t’i dhënë fund grevës.

Qeveria franceze paralajmëroi të hënën se ndërprerja e punës po kërcënonte rimëkëmbjen e brishtë të ekonomisë së vendit.

Ministrja e Financave, Christine Lagarde tha se grevat e vazhdueshme i kanë kushtuar Francës një dëm nga 200 në 400 milionë euro në ditë.

Top Channel