Capello: Italia, dobët në Europë

“Ekipet italiane po paraqiten dobët në ndeshjet e kupave të Europës dhe kjo është gjë e keqe”, deklaron trajneri italian i kombëtares angleze, Fabio Capello.

“Trajnerët dhe përgjegjësit e ekipeve të moshave në Itali duhet të udhëtojnë më shumë nëpër botë dhe të mësojnë nga futbolli i vendeve të tjera”, analizon Don Fabio. Sipas tij sot po luhet një futboll që bashkon teknikën dhe forcën fizike, ndërsa ekipet italiane kanë mungesë në përgatitjen fizike.

“Duhet forcë dhe aftësi për të luajtur futboll për 90 minuta dhe në Itali duhen shmangur ndërprerjet e shpeshta të lojës nga arbitrate”, përfundon Fabio Capello.

Top Channel