Berisha: Fitore në Trebinjë

25/10/2010 15:10

Tre dite pas takimit me Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, në tryezën për reformën zgjedhore, kryeministri Berisha, ende nuk ka një qëndrim publik për dokumentin që i dorëzoi kundërshtari i tij politik, Edi Rama. (UPDATE)

Ne mbledhjen e perjavshme me deputetet demokrate, kryeministri Berisha, nuk e permendi fare kete ceshtje, per te cilen zoti Rama beri te qarte se pa hetimin e zgjedhjeve te kaluara, Partia Socialiste nuk merr pjese ne reformen e re zgjedhore. Kryeministri Berisha preferoi te perqendrohej ne rezultatin e zgjedhjeve, ne komunen e Trebinjes, ku ka dale fitues kandidati i koalicionit qeveritar. Kete rezultat zoti Berisha e cilesoi nje votebesim per qeverine e tij, ndersa per zotin Rama, kryeministri kishte nje mesazh jo pa ironi.

“Me këtë test nisi edhe ndryshimi i madh elektoral. Ftoj Ramën të pranojë rezultatin dhe e garantoj se kudo do të ketë një proces të lirë dhe të ndershëm”, tha Berisha.

Nje nga ceshtjet qe kryeministri Berisha vleresoi te rendesishme ne mbledhjen e grupit ishte edhe shembja e ish-piramides per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar.

“Nuk mundet që në mes të Tiranës të nxijë piramida e ndërtuar për të përjetësuar kujtimin e diktatorit më të egër të pasluftës. Piramida do t’i lëshojë vendin parlamentit, tempullit të dëmokracisë. Parlamenti i ri duhet të ndertohet sa me pare”, u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA