“BP” shet asetet në Gjirin e Meksikës

25/10/2010 16:20

“British Petroleum” ka deklaruar se do t’i shesë katër zona me naftë në Gjirin e Meksikës kompanisë japoneze “Marubeni”, në kuadër të një strategjie për të mbuluar shpenzimet për derdhjen e naftës.

Marrëveshja, e cila është subjekt i një miratimi rregullator, pritet të ketë një kosto prej 650 milionë dollarësh.

“BP” ka nisur procesin e shitjes së aseteve me vlerë 30 miliardë dollarë, në mënyrë që të mbulojë kostot e pastrimit.

Javën e kaluar kompania njoftoi se do të shiste biznese të saja në Vietnam dhe Venezuelë, me një kosto prej 1.8 miliardë dollarë.

“BP” ka kontrolluar katër zonat për më pak se një vit, pasi i bleu nga kompania “Devon Energy”, bashkë me disa asete të tjera në Gjirin e Meksikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA