Wikileaks, HWR apel SHBA-ve dhe Irakut
24/10/2010 13:25
Shtetet e Bashkuara dhe Iraku duhet të fillojnë hetime mbi rastet e abuzimit dhe torturave të ngritura nga publikimi i dosierëve të Wikileaks mbi luftën.
Kjo është ftesa e Human Rights Watch e cila thekson se si tortura nga ana e forcave të sigurisë irakiane ishte një fenomen i hapur që ka mbetur i padënuar.
Ndërkohë mbërrin një tjetër akuzë shokuese: në gusht të 2003-shit një ushtarak britanik vrau një vajzë 8 vjeçare.
Top Channel