Venezuela, 780 milion dollarë për Iranin

24/10/2010 21:35

Venezuela zotohet të investojë 780 milionë dollarë për zhvillimin e industrisë së gazit të South Pars.

Lajmi njoftohet nga autoritetet iraniane të cilat saktësojnë se marrëveshja mes dy vendeve ëshë arritur pas vizitës së një delegacioni venezuelian në Teheran.

Ende nuk ka një reagim të vendeve perëndimore në lidhje me projektin e Venezuelës, nëse investimi i dhënë bie në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA