Ura e Bunës, Olldashi inspekton punimet

24/10/2010 14:50

Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi ka inspektuar punimet që po kryehen për ndërtimin e urës së re mbi lumin Buna në Shkodër.

Punimet për ndërtimin e urës së re kanë nisur në maj të vitit 2008 dhe pritet që të përfundojnë në fund të këtij viti në muajin dhjetor.

Ura e re e Bunës do të ketë një sistem hapje dhe mbyllje për të mos penguar lundrimin mbi lumë.

Ajo ka një gjatësi 275,5 metër dhe gjerësi 13,5 metër me dy drejtime lëvizje dhe dy trotuare anësore.

Vlera e ndërtimit arrin rreth 7 milionë e 185 mijë dollarë dhe financuese është Banka Islamike për Zhvillim.

Hapja dhe mbyllja e urës përbëhet nga dy sisteme, ai elektromekanik me kohëzgjatje nga 3,5 deri 4 minuta dhe për hapje manuale që zgjat 15 minuta.

Ura e Bunës është projektuar nga konsulentë ndërkombëtarë dhe është cilësuar si një vepër arti me rëndësi të veçantë për lidhjen e akseve rrugore të vendit dhe qytetit të Shkodrës me pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA