Treni godet makinën

24/10/2010 14:35

Drejtuesi i një automjeti tip Benz Mercedes ka shpëtuar për mrekulli pasi treni goditi makinën e tij në afërsi të fshatit Gerdec.

Automjeti me targa të Durrësit 1550 F, ishte duke kaluar përmes shinave të trenit me qëllim që të dilte në rrugën automobilistike, por treni që ishte duke kaluar në ato momente e ka përplasur atë në derën e pasagjerit.

Për fat të mirë drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime serioze.

Pas mjekimit që ka marrë në spitalin ushtrak të Tiranës, ai është larguar drejt banesës.

Policia tha se drejtuesi i mjetit ka shkelur në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit rrugor, duke ecur në një rrugë e cila i përket tërësisht qarkullimit hekurudhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA