Suedi, ndalohet turku i dyshuar terrorist

24/10/2010 18:20

Një person rreth 30 vjeç, me kombësi turke u ndalua në aeroportin e Stokholmit në Suedi për llogari të autoriteteve belge.

Belgjika kishte nxjerrë një mandat-arresti europian kundrejt shtetasit turk, i cili dyshohet për aktivitet terrorist.

Autoritetet nordike nuk publikuan identitetin e të ndaluarit, por sqaruan se hetimet e mëtejshme janë kompetenca të autoriteteve belge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA