Korçë, përfundon votimi në Trebinjë

24/10/2010 19:10

Përfundoi në orën 18:00 procesi i votimit në Komunën  e Trebinëjs në rrethin e Korçës ku zgjedhësit ishin thërritur për të zgjedhur kandidatin e tyre.

Zgjedhjet u mbajtën në 9 qendra votimi të shpërndara në të gjithë hapësirën e komunës ku procesi i votimit nisi në orën 07:00. I gjithë procesi u zhvillua pa probleme dhe sipas të dhënave paraprake pjesëmarrja në proces ishte rreth 50 përqind.

Në orët e ardhshme pritet të publikohet rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve, ku përballë ishin dy kandidatë, njëri i Partisë Demokratike dhe tjetri i Partisë Socialiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA