
Protestat e dhunshme në Tercinjo detyruan qeverinë italiane të pezullojë pa afat vendimin për ndërtimin e një vendgrumbullimi të dytë të plehrave në Napoli.
Gjashtë policë të plagosur, flamuri italian dhe qindra makina të djegura e dyqane të shkatërruara ishte bilanci i përleshjeve disa ditore mes qindra protestuesve dhe policisë italiane.
Në një deklaratë për mediat italiane, i dërguari i kabinetit Berluskoni Guido Bertoloso u shpreh se asnjë veprim nuk do të ndërmerret pa u arritur në një kompromis me protestuesit dhe pa u qetësuar gjendja.
“Këto protesta janë frymëzuar pjesërisht nga faktorë të jashtëm sepse ekzistojnë qytetarë që janë vërtet të shqetësuar dhe që e kanë shprehur shqetësimin e tyre nëpërmjet protestave të civilizuara në mënyrë korrekte me ligjin”, deklaroi i dërguari Bertoloso.
Top Channel